Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Opozita kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit si kryetar Kuvendi, mazhoranca e rrëzon
Kuvendi ka rrëzuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kreut të parlamentit Niko Peleshi. 79 deputetë votuan kundër kërkesës, 10 vota pro dhe nuk kishte asnjë abstenim. 36 deputetë të opozitës kishin kërkuar shkarkimin e Peleshit për shkelje të rënda të rregullores dhe Kushtetutës. Niko Peleshi tha në fjalën e tij para votimit se shkaku që sot ndodhen në këtë pikë nuk është shkelja e rregullores dhe as ai vetë, por fryma e përçarjes që mbjell opozita. Peleshi hodhi poshtë akuzat e opozitës se favorizon mazhorancën, duke thënë se opozita ka pasur 60% të kohës së fjalës në Kuvend.