Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Berisha: Rama ka kërcënuar prokurorin që ka dosjen e Lubi Ballukut, është i regjistruar
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzon Edi Ramën për ndërhyrje dhe kërcënim ndaj prokurorit që po heton çështjen e ministres Belinda Balluku. Sipas Berishës, prokurori është kërcënuar drejtpërdrejt nga Rama për shkak të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK ndaj Ballukut. “Dënoj ndërhyrjen brutale të Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut, telefonatën kërcënuese që i ka bërë atij dhe çdo kërcënim tjetër që i është bërë një prokurori që, i gjetur para dëshmitarëve dhe fakteve të pakundërshtueshme, ka marrë vendimin e duhur,” deklaroi Berisha jashtë Kuvendit. I pyetur nëse ka prova për kërcënimin e pretenduar, Berisha u shpreh me bindje se ngjarja është e dokumentuar. “Ju them me garanci që është kërcënuar. Rama nuk e pranon dot, por është i regjistruar,” tha...