Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dosja 5D/ Kryen shitje fiktive për punët publike të tenderuara nga Bashkia e Tiranës, lëshohen 3 masa sigurie
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar masa sigurie ndaj shtetasve Ilir Allmeta, Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula pasi akuzohen se kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’ dhe krijuan skemë mashtruese fiskale për përfitime. Masat e sigurisë: Ilir Allmeta – ‘Arrest në burg’, Ermir Gjoklaj – ‘Detyrim paraqitje’ Mirash Lula – ‘Detyrim paraqitje’, Ata dyshohen për përfshirjen në krijimin e skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), ‘Fshehjen e të ardhurave’, si dhe ‘Falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve’. Sipas organit të akuzës, bizneset “Allmeta 02”, “TT” dhe “Valbona Alb”, kanë kryer shitje të dyshuara fiktive në favor të subjektit “5D Konstruksion”, kompani nën hetim nga SPAK, me një vlerë totale prej 370.299.847 lekësh, duke gjeneruar një TVSH dhe Tatim Fitimi të përllogaritur në shumën prej 108.004.122 lekë. Nga ana tjetër...