Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturin e punësuar ilegalisht, pranga 48-vjeçarit në Tiranë

Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturin e punësuar ilegalisht, pranga 48-vjeçarit në Tiranë

Një incident është regjistruar në Tiranë, ku një i mitur është abuzuar seksualisht nga një 47-vjeçar. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale F.B., ka përdhunuar të miturin, i cili ishte punësuar ilegalisht. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:-arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.;”, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel