Grabitja spektakolare e Luvrit/ Arrestohen pesë të dyshuar, ende asnjë shenjë të bizhuterive

Grabitja spektakolare e Luvrit/ Arrestohen pesë të dyshuar, ende asnjë shenjë të bizhuterive

Pesë persona të tjerë janë vënë në pranga për grabitjen e xhevahireve nga muzeu i Luvrit, duke e çuar në shtatë numrin total të të arrestuarve për këtë ngjarje që tronditi Francën dhe opinionin botëror. Sipas prokurores së Parisit, Laure Beccuau, njëri prej të arrestuarve të rinj dyshohet të ketë qenë pjesë e bandës prej katër personash që realizoi grabitjen, duke u maskuar si punëtorë ndërtimi dhe duke hyrë në muze për të marrë bizhuteritë historike të epokës së Napoleonit. Autoritetet konfirmojnë se pas 11 ditësh kërkime, janë kapur tre nga katër autorët e dyshuar të grabitjes, por thesaret me vlerë mbi 100 milionë dollarë nuk janë gjetur ende. Ekspertët dyshojnë se bizhuteritë, mes tyre një gjerdan smeraldi me mbi 1,000 diamante që Napoleoni i...