Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Furgoni me arsenal armësh, shoqërohen 20 persona. TCH siguron foton e mjetit të parkuar në zonën e ‘Myslym Shyr-it’
Një furgon me arsenal u kap ditën e djeshme nga policia në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Në pranga është vënë shtetasi Eugen Sino, i cili dyshohet se i posedon. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar rreth 20 person, të dyshuar që kanë pasur dijeni, që rezultojnë të jenë miq të Sinos apo banor të pallatit. Mësohet se shumica e armëve janë të papërdorura. Burimet thonë që armët mund të jenë të marra nga Mali i Zi dhe Serbia, tranzit në Kosovë dhe më pas në Shqipëri. Sakaq TCH siguron pamjet e furgonit, i cili ishte parkuar në zonën e Mylsym Shyrit. Top Channel