Postoi foto të një personi dhe familjarëve të tij, 19-vjeçarja nga Durrësi shpallet në kërkim

Postoi foto të një personi dhe familjarëve të tij, 19-vjeçarja nga Durrësi shpallet në kërkim

Policia ka shpallur në kërkim një 19-vjeçare banuese në Durrës pasi kishte postuar në rrjetet sociale fotografi tëq një personi tjetër pa pëlqimin e këtij të fundit. Sipas burimeve, autorja kishte postuar fotografi të personit tjetër dhe të familjarëve të tij. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit: Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim shtetasen S. C., 19 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, fotografi të një të shtetasi dhe familjarëve të tij, pa pëlqimin e tyre. Punohet për kapjen e 19-vjeçares.