Rama në Paris: Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Konfliktet mund të degjenerojnë shumë shpejt

Rama në Paris: Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Konfliktet mund të degjenerojnë shumë shpejt

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Forumin e Paqes në Paris, nismë e organizuar e presidentit francez, Emmanuel Macron, ku edhe këtë vit personalitete nga e gjithë bota mblidhen për të diskutuar bashkëpunimin mes tyre. Rama ka folur për Evoprën sot dhe pjesën tjetër të botës. Kryeministri thotë se sot Evropa nuk ndodhet në pozicionin e saj më të mirë. “Sapo vij nga Riadi ku pata nderin të isha i ftuar nga nisma e forumit për investimet për të ardhmen, në një vend të jashtëzakonshëm, falë asaj që përfaqësojnë në çështjet globale sidomos kur bëhet fjalë për biznesin, inovacion dhe teknologjinë.Kur ke mundësinë të gjendjesh në atë pjesë të botës e kupton që në këtë pjesën tonë, ne duhet të bëjmë një dush përulësie...