Në përgjime me “Çuçkën”, Entela Çano merr 190 mijë euro për Tiranë–Durrës

Në përgjime me “Çuçkën”, Entela Çano merr 190 mijë euro për Tiranë–Durrës

Një nga “noteret” e oligarkëve të rrugëve apo të zyrtarëve shtetërore, vijon të fitojë tendera pa asnjë mundim, megjithëse është kapur gafil në përgjime me kryetarin e Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, i cili është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Bëhet fjalë për Entela Çanon, e cila ka në pronësi një firmë që mbikëqyr punime, e cila brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur që të fusë në xhep miliona lekë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Firma e saj “A & E ENGINEERING” fillimisht u shpall fituese për mbikëqyrjen e rrugëve lidhëse në Llogora, ndërkohë që më parë mori në mënyrë të dyshimtë miliona lekë për rrugën Korçë–Ersekë, ku “Çuçka” ia kopsiti letrat që ajo të fitonte tenderin. Në dosjen hetimore të Isait...