Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rama, si një ‘lider global’ kritikon BE-në nga Parisi: Ende nuk ka një plan europian paqeje
Kryeministri Edi Rama foli me kritika për Bashkimin Evropian në lidhje me atë se çfarë po bën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në Forumin e Paqes në Paris, Rama u shpreh se BE ka qenë gjithmonë në autopilotin e SHBA dhe nuk ka një plan paqeje. Rama u shpreh se “ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të gjeneruar në diçka katastrofike”. Rama: Në shumë përpjekje që po bëhen nga Presidentja e Komisionit, nga udhëheqësit që duan t’i çojnë gjërat përpara dhe në këtë shtysë për të ndryshuar qëndrimin në idenë e mbrojtjes, sipas mendimit tim kjo është mjaft e fragmentarizuar dhe mund të behet e rrezikshme. E rrezikshme që për mua është mjaft shqetësuese që...