Briseida Çakërri betohet si deputete e PS në vend të Bruna Mersinit

Briseida Çakërri betohet si deputete e PS në vend të Bruna Mersinit

Ka nisur seanca e parë e Kuvendit për të shqyrtuar nismën e opozitës për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe ku do të prezantohen dy raportet e PS dhe PD. Me nisjen e seances Briseida Çakërri ka bërë betimin si deputetja e re e Partisë Socialiste në Kuvend. Ajo zë vendin e lënë bosh nga Bruna Mersini, pasi kandidoi zyrtarisht për bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e parakohshme të pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor.