Zbardhet vendimi i Strasburgut për Kastriot Ismailaj: Duhet të dëmshpërblehet

Zbardhet vendimi i Strasburgut për Kastriot Ismailaj: Duhet të dëmshpërblehet

Është zbardhur vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) për çështjen e Kastriot Ismailajt. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Strasburgu ka vlerësuar mënyrën se si drejtësia shqiptare ka gjykuar mbi pasuritë e tij, dhe ka kërkuar që ish-bisnesmeni të dëmshpërblehet. Vendimi është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë, një tjetër çështje e tij, ajo që lidhet me kërkesën për shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg,  është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese para dy javësh dhe ende nuk është depozituar në Strasburg. Top Channel