SHBA hoqi nga lista e zezë Millorad Dodik, DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska patën rol kyç…

SHBA hoqi nga lista e zezë Millorad Dodik, DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska patën rol kyç…

Dodik, presidenti i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe. Sanksionet ndaj tij, anëtarëve të familjes së tij, kompanive dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, u hoqën të mërkurën. DASH theksoi në një përgjigje për REL-in se veprimet e Asamblesë së entitetit serb të Bosnjës “duhet të ndihmojnë në përmirësimin e stabilitetit në Bosnjë dhe të mundësojnë një partneritet me Shtetet e Bashkuara të bazuar në interesa të përbashkëta, potencial ekonomik dhe prosperitet”. “Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aktorë politikë në të gjithë Bosnjën për të vendosur prioritete të përbashkëta”, thuhet në përgjigje. Përveç Dodikut – të cilit iu hoq mandati si president i entitetit serb pas dënimit me burgim...