Edi Rama po përpiqet të maskojë praninë e tij në një forum të Sorosit në Paris, duke thënë se po flet në një forum të presidentit francez, Emmanuel Macron.
Ky është një mashtrim i hapur, pasi në vitin 2018, Macron kishte një ide për të krijuar një forum të tillë.
Më pas forumi nisi të organizohej në formën e një organizate të pavarur që merr financime të ndryshme.
Që prej vitit 2022, siç thuhet në faqen zyrtare, pjesë e komitetit ekzekutiv të këtij forumi është bërë edhe Fondacioni për Shoqërinë e Hapur i Sorosit.
Madje Alex Soros poston vazhdimisht foto nga forumi, duke thënë se ai po shkon siç duhet.
Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama shkon në forumin e Sorosit.
Aty është shfaqur në krah të Aleksit të paktën edhe në vitin 2021 e 2022.
Por pjesa më e rëndë në këtë histori është se brenda 10 ditësh, Edi Rama ka fluturuar në 4 forume të ndryshme në botë, duke shpenzuar miliona nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Këto forume sponsorizohen nga Sorosi dhe synojnë të lustrojnë imazhin e një autokrati të korruptuar.
Çmenduria është se sot ‘lideri global’ do flasë për diplomacinë ndërkombëtare.
Por jo vetëm kaq, ai ka ftuar edhe gruan e tij të flasë në këtë forum si eksperte e politikave.
Edhe gruaja e Aleks Soros, Huma Abedin do të flasë në tryezën ku do jetë Linda Rama.
Tani thjesht mbetet të mësohet nëse Edi Rama dhe Macron do tallen me armikun e madh të Sorosit, presidentin Donald Trump, edhe gjatë këtij forumi.
