Pastronte paratë e një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano i shumëkërkuari (Emri)

Pastronte paratë e një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Milano i shumëkërkuari (Emri)

Erind Lasku, i shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, është ekstraduar nga Milano drejt Shqipërisë. Sipas hetimeve, Lasku akuzohet se ka pasur rol koordinues në pastrimin e parave të përfituara nga aktiviteti i grupit kriminal të drejtuar nga Elvis Doçi në Durrës, të cilat dyshohet se vinin nga trafikimi i lëndëve narkotike. Në muajin prill të vitit 2025, GJKKO kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Njoftimi i policisë: Vijon bashkëpunimi i ngushtë me partnerët, në kuadër të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”. Ekstradohet nga Milano, shtetasi që...