Celibashi “kopjon” Ramën/ Tender 180 mijë euro për të numëruar votat me Inteligjencë Artificiale

Celibashi “kopjon” Ramën/ Tender 180 mijë euro për të numëruar votat me Inteligjencë Artificiale

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka hapur një tender për të numëruar votat me Inteligjencë Artificiale. Kreu i KQZ-së ka “kopjuar” në këtë rast vetë kryeministrin Edi Rama, i cili “emëroi” në qeveri Diellën, një ministre dixhitale. Duket se politika e mazhorancës është implementuar edhe në proceset zgjedhore, teksa së fundmi është hapur edhe një tender i majmë për të përdorur Inteligjencën. Sipas dokumenteve që disponon redaksia e VoxNews, bëhet fjalë për procedurën e prokurimit “mirëmbajtja e moduleve/sistemeve që KQZ disponon dhe shërbimi i asistencës me Inteligjencë Artificiale (AI Assistant/chatbot) për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie, për 2 muaj”. Nisur edhe nga afati kohor, prej 2 muajsh, KQZ-ja synon që t’a përdorë sistemin në zgjedhjet e pjesshme vendore në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat...