Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Yll Limani së shpejti në një bashkëpunim me Rita Orën?
Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjete sociale pasi ka filluar së fundmi të ndjekë në Instagram artistin e njohur e shumë të dashur, Yll Limani. Ky veprim nuk i ka shpëtuar vëmendjes së fansave shqiptarë, të cilët e kanë vënë re menjëherë ndryshimin në listën e ndjekësve të Ritës. Shumë prej tyre kanë nisur të spekulojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artistëve, që do të ishte një surprizë e madhe për publikun. Rita Ora, e cila aktualisht po shijon suksesin e këngës së saj të re “All Natural”, duket se po i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje skenës muzikore shqiptare. Nga ana tjetër, Yll Limani është një nga emrat më të spikatur...