Sa vlerësohet pasuria e Dua Lipës? Artistja kryeson listën e personave më të pasur në botë

Sa vlerësohet pasuria e Dua Lipës? Artistja kryeson listën e personave më të pasur në botë

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në krye të “Listës së të Pasurve” për vitin 2025 të përgatitur nga revista “Heat”. Me një pasuri që vlerësohet në rreth 151 milionë euro, superylli i muzikës pop kryeson listën e 30 personazheve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Viti i fundit ka qenë më i suksesshmi në karrierën e saj, me fitime rekord nga turneu botëror “Radical Optimism”, i cili i solli rreth 97 milionë euro. Përveç muzikës, artistja ka ndërtuar një perandori të vërtetë përmes projekteve të tjera, si podkasti dhe klubi i saj i librave, si dhe bashkëpunimeve luksoze me markat Porsche dhe Versace. Pas saj renditet...