Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka njoftuar se ka ndaluar Kryqit të Kuq të ndalojë qasjen te palestinezët, të cilët ndodhen në burgjet izraelite. Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, Katz nënshkroi një dekret që u ndalon përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të vizitojnë të burgosurit. Kjo është vendosur sipas ligjit mbi ndalimin e luftëtarëve të paligjshëm. Katz tha se vizita të tilla do të rrezikonin sigurinë kombëtare.
Mediat e huaja shkruajnë se koncepti i një luftëtari të paligjshëm u fut në ligjin izraelit në vitin 2002. Ligji lejon ndalimin e pacaktuar të njerëzve të tillë, pa akuza në burgjet ushtarake. Izraeli akuzoi Hamasin për inskenimin e zbulimit të një trupi para përfaqësuesve të Kryqit të Kuq, e cila ndërmjetëson lirimin e pengjeve dhe të burgosurve. Kryqi i Kuq tha nuk ka më qasje te të burgosurit palestinezë që nga 7 tetori 2023 dhe theksoi se qëllimi i këtyre vizitave ishte thjesht humanitar.Shumë organizata joqeveritare raportuan se edhe para se të lëshohej dekreti, avokatët po përballeshin me vështirësi dhe vonesa kur do të vizitonin të burgosurit palestinezë. Shërbimi i burgjeve pretendon se këto vizita mund të përdoren për të dërguar mesazhe te organizatat islamiste palestineze dhe anasjelltas.Dekreti i Katz u lëshua vetëm disa orë para se të fillonte një gjyq në Gjykatën Supreme të Izraelit për këtë çështje. Në shkurt të vitit 2024, organizatat joqeveritare kishin ngritur një padi duke kërkuar të lejonin përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të vizitonin palestinezët e mbajtur nga ushtria izraelite ose shërbimi i burgjeve. Gjatë seancës dëgjimore, përfaqësuesi ligjor i shtetit, Ron Rosenberg, tha se ishte vendosur të lejohej dhënia e informacionit Kryqit të Kuq, por vetëm mbi emrat dhe vendndodhjet e këtyre palestinezëve. Kjo me kusht që ata të mos kenë lidhje me Gazën dhe Hamasin.
“Shqetësimet aktuale të sigurisë na pengojnë të miratojmë qasje derisa të gjithë pengjet të jenë kthyer. Kryqi i Kuq nuk është i vetmi mjet që të ndaluarit të kontaktojnë me botën e jashtme”, tha Ron Rosenberg.
