Gerald Cera
BRITANI- Gerald Cera është 28-vjeçari nga Shqipëria, i cili u dënua nga autoritetet angleze me 6 vite burg pasi mashtroi për të marrë nënshtetësinë britanike.
Midis shtatorit 2022 dhe gushtit 2024, ai u emërua në mënyrë të rreme si babai në aplikimet për pasaportë për tetë foshnje. Cera tha se ishte baba i 8 fëmijëve, shoqëruar dhe me fotografi të modifikuara ku shihej teksa mbante foshnjat në krahë, duke kërkuar pasaporta dhe për ta.
dokumentacioni
Krahas dënimit me burg, Cerës i është hequr shtetësia e Mbretërisë së Bashkuar nga Ministria e Brendshme. Ndërsa, të gjithë fëmijëve për të cilët Cera mbështeti aplikimet për shtetësi u janë revokuar edhe pasaportat.
Gjithashtu u zbulua se 28-vjeçari ishte mik me Petrit Musën, i cili më parë u deklarua fajtor për pretendimin mashtrues se ishte babai i 13 fëmijëve të lindur nga nëna shqiptare në aplikimet për pasaportë në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të këtij muaji.
Cera u dënua gjithashtu për moszbatim të një njoftimi pasi refuzoi t’i jepte policisë kodet e telefonit dhe laptopit të tij pas arrestimit të tij në Aeroportin e Lutonit më 16 shkurt 2025.
Roma Karampatsi, Prokurore e Lartë e Kurorës për CPS Thames dhe Chiltern, tha: “Gjatë gjithë procesit të hetimit dhe gjykimit, rrëfimi i Cerës ka qenë i mbushur me mospërputhje.”
