edi dhe linda rama-emmanuel dhe brigitte macron
PARIS- Kryeministri Edi Rama është pritur mbrëmjen e sotme për një darkë zyrtare në Pallatin Élysée nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Rama ka publikuar një video nga pritja e Macron, ku siç shihet të dy liderët janë të shoqëruar nga gratë e tyre, Linda Rama dhe Brigitte Macron.
“Élysée Palace – Për darkën zyrtare me Presidentin Macron, me rastin e pjesëmarrjes në Paris Peace Forum”, shkruan Rama krahas videos.
Kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Francë, ku me ftesë të presidentit Macron po merr pjesë në Forumin e Paqes që po zhvillohet në Paris. Macron ka shtruar sonte një darkë për të ftuarit e tij në Forumin e Paqes. Në këtë pritje morën pjesë edhe liderë të tjerë të ftuar nga Presidenti Macron, për të diskutuar mbi bashkëpunimin global.
Më herët, kryeministri Rama ndau një tjetër video nga pjesëmarrja në Forum. Ai ishte i ftuar në disa aktivitete, mes të cilave në bashkëbisedim me Gilles Gressani Drejtor i “Le Grand Continent” me temë “Diplomacia në një botë të ndarë: Lidershipi rajonal dhe e ardhmja e multilateralizmit”.
