Izraeli ndalon “Kryqin e Kuq” të takojë të burgosurit palestinez, ministri i Mbrojtjes: Vizita te tilla do të rrezikonin sigurinë kombëtare

Izraeli ndalon “Kryqin e Kuq” të takojë të burgosurit palestinez, ministri i Mbrojtjes: Vizita te tilla do të rrezikonin sigurinë kombëtare

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi sot se i ka ndaluar Kryqit të Kuq të vizitojë palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite. Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij, Katz “nënshkroi një dekret që ndalon përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të vizitojnë të ndaluarit sipas ligjit mbi ndalimin e luftëtarëve të paligjshëm”. “Vizita të tilla “do të rrezikonin sigurinë kombëtare”, shtoi ai. Koncepti i një “luftëtari të paligjshëm” u fut në ligjin izraelit në vitin 2002. Ligji lejon ndalimin e pacaktuar të njerëzve të tillë, pa akuza, në burgjet ushtarake. Ndalimi i shpallur nga Katz ruan status quo-në që ishte në fuqi para fillimit të luftës në Rripin e Gazës, pas sulmit të paprecedentë të Hamasit në territorin izraelit...