Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Kam lindur në Shqipërinë e diktaturës”, eurodeputetja shqiptaro-suedeze flet për TCH: Shansi të anëtarësoheni brenda 2030, politikanët të bashkëpunojnë
“Unë kam lindur në Shqipërinë e Diktaturës dhe kam ikur në Suedi kur kam qenë e vogël. Historia e familjes time ka ndikuar shumë që të jem pjesë e politikës në Suedi”. Kështu e nis intervistën për Top Channel, eurodeputetja Arba Kokalari. Politikania shqiptaro-suedeze që ndodhet në Tiranë si pjesë e grupit të eurodeputetëve që morën pjesë në takimin e 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim – Asocimit Shqipëri–BE, u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të bashkëpunojnë në këtë moment të rëndësishëm. Në intervistën për gazetaren e Top Channel, Alma Demiraj, ajo thotë pasi ky është një moment kur shumë shtete të Europës kanë dhënë miratimin për anëtarësimin e vendit tonë në BE. “Unë e di që edhe mazhoranca dhe opozita kanë dëshirë që Shqipëria...