Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rama përshëndet fjalën e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Rubin: Dënimi pa prova i ish-drejtuesve të UÇK, një njollë e tmerrshme në sistemin juridik
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James P. Rubin, ka deklaruar se dënimi pa prova i ish-drejtuesve të UÇK-së do të ishte një njollë e tmerrshme për sistemin ligjor ndërkombëtar. Rubin ka folur në lidhje me gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë dhe ka deklaruar se nëse ata do të dënohen, do të ishte një tragjedi, sidomos nëse do të shpalleshin fajtorë pa asnjë provë. “Lutem që kjo të mos ndodhë, do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë, të shpalleshin fajtorë pa asnjë provë. Do të ishte një njollë e tmerrshme në sistemin juridik ndërkombëtar”, është shprehur Rubin. Këtë pjesë nga podcasti e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama, me ane të një postimi në Facebook, duke...