Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Festivali “Luleborë”, në Shkodër mbahet edicioni i 10-të i festivalit të këngës qytetare
Në Shkodër ka përfunduar edicioni i 10-të i Festivalit të Këngës Qytetare “Luleborë”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit, i organizuar nga Bashkia e Shkodrës. Fitues i këtij edicioni u shpall Glerdit Turmetaj me këngën “Ta dish”, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë Laorjan Ejlli dhe Martina Serreqi. Nën drejtimin artistik të soprano-s me famë botërore Inva Mula dhe mjeshtrit Zef Çoba, festivali ofroi 16 këngë që ndërthurën traditën e muzikës qytetare me krijimtarinë bashkëkohore. Një tjetër risi e këtij edicioni ishte rikthimi i Orkestrës Simfonike në skenën e Teatrit “Migjeni”. Top Channel