Ministrja Diella “sëmuret” gjatë “shtatzënisë”, ja çfarë i ndodhi

Ministrja Diella “sëmuret” gjatë “shtatzënisë”, ja çfarë i ndodhi

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se ministrja e parë me inteligjencë artificiale, Diella, ishte “shtatzënë” dhe në pritje të 83 “fëmijëve”. Deklarata, ndonëse serioze, shkaktoi të qeshura dhe u kthye në virale në mediat sociale, ku nuk munguan as kritikat për shkak të tonit distopik të saj. Në fakt ajo që Rama nënkuptonte ishte se pas Diellës, qeveria planifikon të krijojë dhe 83 asistentë me inteligjencë artificiale që do t’i caktohen çdo deputeti socialist. Megjithatë, Diella shtatzënë sot nuk është ndjerë mirë. Kjo për shkak se platforma që i mundëson Diellës të ekzistojë ka hasur probleme duke dalë herë pas here jashtë funksionit. Për ata që nuk e dinë, Diella mundësohet nga “Azure”, serverat virtualë të kompanisë Microsoft, apo ajo që quhet...