“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Procesi për 15 të pandehur përballet me tensione mes mbrojtjes dhe trupës gjykuese, kërkesa të shumta për dëshmitarë dhe mungesë avokatësh, ndërsa gjykata përpiqet të ruajë vijueshmërinë e seancave. Procesi gjyqësor i njohur si “Plumbi i Artë”, ku akuzohen 15 persona për një seri veprash penale, po përballet me vonesa të shumta dhe pengesa gjatë zhvillimit të hetimit gjyqësor. Gjatë seancave të fundit, tensionet mes mbrojtjes dhe trupës gjykuese janë evidentuar sërish, duke komplikuar më tej rrjedhën e procesit. Në seancën e fundit, avokatët e të pandehurve rikthyen për herë të dytë kërkesat për përjashtimin e trupës gjykuese. Avokati Gentjan Rumano argumentoi se vendimet ndërmjetëse të gjykatës ishin të njëanshme dhe nuk bazoheshin në ligj, duke paralajmëruar se do të dorëzonte kërkesën me shkrim. Ky...