Arrestohet në Gjermani shqiptari që grabiti autobusin me udhëtarë

Arrestohet në Gjermani shqiptari që grabiti autobusin me udhëtarë

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se ishte një nga autorët e grabitjes së një autobusi me udhëtarë shqiptarë. Ngjarja ndodhi në Bavarinë e Poshtme, ku tre persona ndaluan autobusin duke përdorur shenja që ngjajnë me ato të policisë. Pasi autobusi u ndal, autorët hynë brenda, morën para dhe dokumentet e shoferit, dhe u larguan me një makinë. I arrestuari tashmë ka qenë i dënuar për një tjetër krim, ndërsa policia po punon për të kapur dy bashkëpunëtorët e tij.