Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Siria njohu pavarësinë e Kosovës, reagon presidenti Begaj: Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e Sirisë për të njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës. Begaj, përshëndeti vendimin e Republikës Arabe të Sirisë dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në mundësimin e kësaj njohjeje me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan.Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje”, shkruan presidenti Begaj. Njohja nga Siria është e treta këtë vit për Kosovën, pasi më herët dy shtete afrikane, Sudani dhe Kenia e njohën atë. Njohjet nga këto vende vijnë pas një rënie të ritmit të njohjeve të Kosovës në vitet e...