Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Siria e njohu si shtet të pavarur, Spiropali: Kosova po fiton vendin e merituar në familjen e madhe të kombeve
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përshëndetur vendimin e Sirisë për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Në një reagim në rrjetin social “X”, Spiropali shkruan se Kosova po fiton vendin e merituar në familjen e madhe të kombeve. “Urime Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetit nga ana e Republikës Arabe të Sirisë. Kosova po përparon në rrugën e forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj për ndërtimin e një shteti demokratik e të zhvilluar, por edhe mbështetjes së miqve e partnerëve, të cilët e kanë ndihmuar procesin e saj të njohjes dhe shtetndërtimit. Falënderime me këtë rast edhe për Lartësinë e tij Mbretërore, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite,...