Ditët e Mios, edicioni i 15-të i takimit ndërkombëtar të piktorëve

Ditët e Mios, edicioni i 15-të i takimit ndërkombëtar të piktorëve

Ka nisur në Korçë edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombëtare të piktorëve “Ditët e Mios”, një ngjarje që mbledh çdo vit artistë nga vende të ndryshme të botës për të krijuar vepra të frymëzuara nga mjeshtri i peizazhit shqiptar, Vangjush Mio.  Këtë vit, 42 piktorë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të tjera janë bashkuar në këtë aktivitet për tu frymëzuar nga Korça dhe sjellë  krijimet e tyre. “Eksperienca këtu për mua është për herë të parë dhe shoh që Shqipëria është një vend shumë i bukur me një natyrë të mrekullueshme. Kjo eksperiencë për artin dhe kulturën ka një rëndësi shumë të madhe. Dua të pikturoj artistin Vangjush Mio në mënyrën se si e shoh unë atë, pas vizitës tek shtëpia e tij muze”, tha piktorja...