Prej 7 ditësh pa lajme, vazhdon misteri për zhdukjen e shqiptares Floresha Prengu

Prej 7 ditësh pa lajme, vazhdon misteri për zhdukjen e shqiptares Floresha Prengu

Kalojnë ditët, por ende nuk ka asnjë lajm për Floresha Prengu, 35-vjeçaren me origjinë shqiptare, prej vitesh banuese në Trento dhe nënë e dy vajzave të vogla. Sot bëhet një javë e plotë që gruaja ka humbur çdo gjurmë. Më 22 tetor, gruaja kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në banesën ku jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj. Familjarët ngritën menjëherë alarmin për zhdukjen, dhe në qytet nisën kërkimet intensive, madje edhe përgjatë lumit Adige, me ndërhyrjen e njësisë së zjarrfikësve të Trentos. Megjithatë, rezultatet e kërkimeve, si ato të ditës së parë ashtu edhe të ditëve pasuese, nuk kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv: prej një jave, nuk ka asnjë gjurmë të Floresha Prengut. Edhe...