Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Kedhi: Rama po i afrohet më shumë Alex Sorosit sepse e sheh si një ‘varkë shpëtimi’
Anëtari i departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike, Nikola Kedhi, njëkohësisht edhe ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka komentuar marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama me rrjetin e Soros gjatë një interviste në edicionin ‘Ora 19’ me Armela Ferkon. Sipas tij, sa më shumë të mbyllen dyert për Ramën në administratën amerikane, aq më shumë ai po i afrohet Alex Sorosit, duke e parë këtë lidhje si një ‘varkë shpëtimi’. ‘Sa më shumë t’i mbyllen dyert Edi Ramës në rrethin e Trumpit nga administrata amerikane, por tashmë kam përshtypjen unë, është perceptimi im i ky, që dhe në Europë po fillon një farë distancimi nga kryeministri shqiptar, aq më shumë do kapet pas Alex Sorosit,’ u shpreh Kedhi. Sipas tij, Rama e sheh rrjetin e Sorosit si...