Qeveria miraton në parim marrëveshjen me Italinë për bashkëpunimin strategjik në shëndetësi, mbrojtje dhe 8 fusha të tjera

Qeveria miraton në parim marrëveshjen me Italinë për bashkëpunimin strategjik në shëndetësi, mbrojtje dhe 8 fusha të tjera

Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi në parim marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për bashkëpunim strategjik në fushat: • Kujdesi shëndetësor • Energjia • Mjedisi • Industria e sigurisë dhe mbrojtjes • Menaxhimi i migracionit • Arsimi • Inovacioni • Diaspora • Transformimi ekonomik • Rritja inteligjente Vendimi synon të formalizojë bashkëpunimin strategjik dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë, duke krijuar një kuadër të strukturuar për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në fushat e sipërpërmendura. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë të një natyre të veçantë. Që në vitin 2010, të vendet kanë nënshkruar Deklaratën e Partneritetit Strategjik mes tyre.