“Grabitja e shekullit” në Muzeun e Louvre/ Dy të arrestuarit pranojnë fajësinë

“Grabitja e shekullit” në Muzeun e Louvre/ Dy të arrestuarit pranojnë fajësinë

Dy të arrestuarit për grabitjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit kanë pranuar “pjesërisht” përfshirjen e tyre në ngjarje, ka bërë të ditur prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, në një konferencë për shtyp të mbajtur të mërkurën. Grabitja ndodhi më 19 tetor, ndërsa muzeu ishte i hapur për vizitorët. Katër persona morën në total nëntë sende me vlerë, një prej të cilave u rrëzua dhe u gjet në vendngjarje. Deri më tani, bizhuteritë nuk janë gjetur. Prokurorja Beccuau iu përgjigj edhe raportimeve se policia po heton mundësinë që grabitja të ketë qenë një “punë nga brenda”. Ajo theksoi se “nuk ka asnjë provë që të tregojë se autorët kanë pasur ndihmë të brendshme”. Sipas ligjit francez për grabitje të organizuar, ndalimi i të dyshuarve mund...