Dënohet me 6 vite burg shqiptari që u hoq si babai i 8 fëmijëve. Ja pse e bëri…

Dënohet me 6 vite burg shqiptari që u hoq si babai i 8 fëmijëve. Ja pse e bëri…

Një i ri shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u shpall fajtor për pjesëmarrje në një konspiracion për emigrim të paligjshëm. Kjo sepse ai kishte pretenduar se ishte babai i tetë foshnjave shqiptare, me qëllim që t’u siguronte atyre shtetësi britanike përmes aplikimeve për pasaportë. Gazeta britanike Express.co.uk shkruan se mashtrimi u zhvillua midis shtatorit të vitit 2022 dhe gushtit të vitit 2024, ku 28-vjeçari Gerald Cera përdori dokumentet e tij personale, përfshirë pasaportën britanike dhe certifikatën e natyralizimit, për të mbështetur aplikimet. Pagesat për aplikimet ishin të lidhura me karta bankare në emrin e tij, dhe adresat e emailit të kontaktit gjithashtu përputheshin me identitetin e tij. Gjatë gjykimit, u zbulua se mashtrimi kishte një nivel të lartë planifikimi dhe sofistikimi, përfshirë...