Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“A po shndërrohemi në narko-shtet”, letra tronditëse e gjyqtarit belg: Strukturat mafioze kanë zënë rrënjë, demokracia në rrezik
Një gjyqtar i lartë belg ka ngritur alarmin për një kolaps të mundshëm të shtetit ligjor, duke shkaktuar jehonë ndërkombëtare. Në një letër të cilësuar tashmë dramatike, e cila është bërë publike në sistemin e drejtësisë belge, ai paralajmëron se kriminaliteti i lidhur me drogën po minon themelet e demokracisë në vend. Sipas gjyqtarit, rrjete mafioze të mirëorganizuara kanë depërtuar në institucionet publike dhe kanë krijuar një pushtet paralel, që sfidon hapur policinë dhe drejtësinë. Ai thekson se korrupsioni ka arritur përmasa alarmante, sidomos në portin e Antwerpenit, një prej pikave më të mëdha hyrëse të kokainës në Europë. Në letër përshkruhen shifra marramendëse që ofrohen nga grupet kriminale: 100 mijë euro për lejen e kalimit të një kontejneri pa kontroll, apo 50 mijë euro...