VIDEO/ Saraçi: Rama po distancohet nga Balluku. Dosjet në SPAK përcaktohen sipas radhës që vendos ai

VIDEO/ Saraçi: Rama po distancohet nga Balluku. Dosjet në SPAK përcaktohen sipas radhës që vendos ai

Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, gjatë diskutimit në emisionin ‘Task Force’, ka komentuar hetimin e SPAK ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke theksuar se sjellja e kryeministrit Edi Rama tregon një distancim të qëllimshëm nga bashkëpunëtorët e tij të afërt. ‘Në rastin e zonjës Balluku, Rama nuk i bën asnjë ripostim, transmetim në faqet e veta, siç i bënte deri dje, dhe të njëjtën gjë e bëri edhe me Erion Veliajn. Për kujtesë, po sjell aktivitetin e famshëm të mbajtur në bashkinë e Tiranës ku u nderuar Ali Ahmeti, ku aty u retushua nga fotografia, Veliaj. Sot është e njëjta sjellje,’ tha Saraçi në SYRI TV. Sipas tij, kjo sjellje tregon një prirje të Ramës për t’u distancuar gradualisht nga figurat...