Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kreu i KLSH ankohet në Kuvend: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu u ankua në Kuvend se institucionet shtetërore po pengonin audituesit që të kryenin punën e tyre – përfshirë edhe ankesa për pamundësinë e auditimit të punës së kryeministrit. Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit pengohen nga institucionet publike për të aksesuar databazën e të dhënave të tyre për auditim, u ankua të mërkurën në Kuvend kryetari i i këtij institucioni, Arben Shehu, por pa pëmendur me emër këto institucione publike. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetëve për zgjatjen tej afateve ligjore të auditimeve, Shehu tha se kjo zgjatje nuk vinte për faj të të audituesve, por të institucioneve nën auditim. “Kemi auditime në proces dhe nuk mund ecim përpara për shkak të mosdhënies së aksesit...