Shembet ndërtesa 7-katëshe në Turqi, një familje mbetet nën rrënoja

Shembet ndërtesa 7-katëshe në Turqi, një familje mbetet nën rrënoja

Një ndërtesë shtatëkatëshe është shembur mëngjesin e sotëm në provincën Kocaeli, në veriperëndim të Turqisë. Sipas mediave të huaja, të paktën pesë persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë pa ndërprerje për të nxjerrë të mbijetuarit. Guvernatori i Kocaelit, İlhami Aktaş, deklaroi se shkaku i shembjes ende nuk është përcaktuar, ndërsa theksoi se prioritet mbetet shpëtimi i personave të bllokuar. “Pesë anëtarë të një familjeje ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e incidentit”, tha guvernatori Aktaş. Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi se në operacionin e shpëtimit janë angazhuar 147 punonjës, përfshirë 80 efektivë, si dhe ekipe nga organizatat joqeveritare dhe bashkitë. Për kërkimet po përdoren tetë pajisje zbulimi, dy dronë dhe 52 automjete. Sipas hetimeve...