Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rusia teston raketën nëndetëse bërthamore, kërcënon Putin: ‘Poseidon’ ishte një sukses, asgjë të ngjashme me të
Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 1,344-të, ndërsa Moska ka bërë një tjetër demonstrim të fuqisë së saj ushtarake. Presidenti Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka testuar me sukses raketën nëndetëse me energji bërthamore “Poseidon”, të cilën e cilësoi si “armën më të fuqishme në nivel global”. Sipas kanalit zyrtar në Telegram të Kremlinit, Putin theksoi se fuqia e këtij sistemi tejkalon ndjeshëm raketën më të avancuar ndërkontinentale ruse, Sarmat, duke e përshkruar testin si një “hap të rëndësishëm në forcimin e aftësive strategjike të Federatës Ruse”. “Nuk ka asgjë të krahasueshme në botë, as për nga shpejtësia, as për nga thellësia e veprimit. Nuk ekziston asnjë mënyrë për ta kapur atë,” deklaroi presidenti rus, duke shtuar se programi i modernizimit ushtarak...