No Image Available

Arrestimi në Francë i basketbollistit rus, akuzohet për sulme kibernetike kundër SHBA-së

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur botën e sportit. Basketbollisti rus, Danil Kasatkin, që luan si organizator për ekipin MBA-MAI të Moskës, është arrestuar në Francë dhe rrezikon deri në 25 vjet burgim pas akuzave për përfshirje në një seri sulmesh kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas agjencisë ruse RIA Novosti, Kasatkin, 26 vjeç, dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rrjet hakerësh rusë që ka kryer mashtrime kundër rreth 900 kompanive amerikane, përfshirë dy institucione federale, gjatë periudhës 2020–2022. Megjithatë, lojtari mohon çdo lidhje me këtë grup dhe pretendon se kompjuteri i tij është hakeruar, duke u përdorur nga autorët e vërtetë për të kryer krimet nën emrin e tij. Kasatkin u ndalua më 21 qershor në aeroportin Charles de Gaulle...