Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Aeroporti i Rinasit, drejtuar nga Shefqet Kastrati, shënon rritje të madhe pasagjerësh*
Transporti ajror ka vijuar trendin e rritjes së qëndrueshme gjatë tremujorit të tretë 2025, duke reflektuar një sezon të fortë turistik dhe rritje të lidhjeve ndërkombëtare të vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në periudhën korrik–shtator kanë udhëtuar me linja ajrore 3.892.761 pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 10,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u regjistruan 3.534.751 pasagjerë. Aktivitet më i gjerë ajror dhe më shumë kompani operuese Në hapësirën ajrore shqiptare kanë operuar 31 shoqëri ajrore, nga të cilat 30 të huaja dhe vetëm një shqiptare, duke dëshmuar për një konkurrencë të fortë dhe prani të gjerë të linjave ndërkombëtare. Numri i fluturimeve arriti në 22.938, në rritje të dukshme krahasuar me 18.458 fluturime gjatë tremujorit të dytë...