Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vajza 15-vjeçare nga Korça shpallet e zhdukur, policia nis kërkimet
Një vajzë 15-vjeçare nga Korça është larguar nga banesa e saj më 21 tetor dhe nuk është kthyer më. Denoncimi është bërë në polici nga motra e saj 19-vjeçare, S.R., e cila raportoi mungesën e së miturës F.R. Sipas policisë, e mitura është larguar pa njoftuar familjarët dhe momentalisht po punohet intensivisht për gjetjen e saj. “Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S.R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025 është larguar nga banesa motra e saj e mitur, shtetasja F.R., 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. Autoritetet bëjnë thirrje që kushdo ka informacion për vendndodhjen e vajzës të kontaktojë...