Konsumoi një sasi tabletash/ 12 vjeçarja nga Delvina transportohet me helikopter drejt Tiranës

Konsumoi një sasi tabletash/ 12 vjeçarja nga Delvina transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një vajzë 12-vjeçare nga Delvina është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës nga familjarët e saj, pasi u gjet në gjendje të rënduar shëndetësore në banesë. Bëhet me dije se familjarët kanë treguar se e kanë gjetur vajzën pa ndjenja dhe më pas e kanë transportuar menjëherë drejt spitalit. Gjithashtu bluzat e bardha bëjnë me dije se e mitura me inicialet I.H., ka pohuar se kishte konsumuar disa ilaçe që përdorte një pjesëtar i familjes. Dyshohet se bëhet fjalë për “Deparkin”, një medikament që përdoret për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit. Për shkak të gjendjes së rëndë të vajzës, mjekët kanë vendosur që ajo të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.