Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Digjet skema mashtruese e shqiptarit për të bërë 8 fëmijë shtetas britanikë, dënohet me burg
Një shtetas shqiptar është dënuar me 6 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi falsifikoi dokumente për të ndihmuar në mënyrë të paligjshme dhënien e shtetësisë britanike për tetë fëmijë shqiptarë. 28-vjeçari Gerald Cera, pjesëtar i një grupi kriminal, u shpall fajtor për konspiracion për ndihmën e imigracionit të paligjshëm, pasi pretendoi se ishte babai biologjik i tetë foshnjave në aplikimet për pasaporta britanike midis shtatorit 2022 dhe gushtit 2024. Hetimet zbuluan se Cera kishte dërguar fotografi të sajuara ku shihej duke mbajtur në krahë foshnjat, si dhe kishte përdorur dokumente personale origjinale, përfshirë pasaportën dhe certifikatën e tij të natyralizimit në Mbretërinë e Bashkuar. Pagesat për aplikimet ishin bërë përmes kartave bankare dhe adresave të emailit që mbanin emrin e tij. Në seancën gjyqësore...