Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Hetimi ndaj Ballukut/ Korreshi: Nëse nuk shkon, SPAK mund të marrë masa
Paraqitja në SPAK nuk është me dashje qejfi, por me detyrim dhe Belinda Balluku do të shkojë atje, ndërsa ka edhe hapa proceduriale që ndiqen. Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në lidhje me zhvillimet më të fundit në vend, hetimi dhe thirrja në Prokurorinë e Posaçme e zv/kryeministres për çështjen e abuzimit me tenderët. “Kjo nuk është me dashje qejfi, është e detyruar të shkojë atje. Prokuroria i drejtohet Kuvendit pastaj nëse nuk paraqitet, për t’u shoqëruar me forcë. Dërgohet me shkresë për shkak të imunitetit, që të paraqitet, ndryshe pastaj ka procedura të tjera”, u shpreh ai për “News 24”. Por a duhet t’i mbajë postet që ka zv/kryeministrja pas hetimit që ka nisur SPAK? “Unë e quaj institucion dorëheqjen, por...