arma e sekuestruar
DURRËS- Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi akuzohet se ka kanosur me armë një efektiv të zonës, në fshatin Katund Sukth. Sipas njoftimit të bluve të Durrësit, dyshohet se Leonard Sheta ka zbritur nga automjeti i tij sapo ka parë efektivin në krye të detyrë dhe e ka kanosur atë me armën sportive që mbante pa leje. Arma spotive dhe automjeti që drejtonte 46-vjeçari janë sekuestruar nga policia. Ndërkohë, nga verifikimet ka rezultuar se i arrestuari që kanosi efektivin po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi:
Durrës/ Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.
Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.
Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të deh