Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Tragjedi në Itali: Punëtori shqiptar humb jetën pasi u godit nga rryma elektrike në vendin e punës
Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 15:43 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në provincën e Leçes, në Itali, ku një punëtor shqiptar humbi jetën tragjikisht gjatë orarit të punës. Viktima është identifikuar si Limos Allushaj, 67 vjeç, i cili u godit fatalisht nga rryma elektrike ndërsa punonte me një mikser çimentoje në një kantier ndërtimi në zonën Via Vecchia Frigole. Sipas hetimeve paraprake, krahu i makinerisë ka prekur linjat e tensionit të lartë, duke shkaktuar menjëherë goditjen elektrike që i mori jetën. Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku Allushaj njihej si një punëtor me përvojë në ndërtim. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të emergjencës, 67-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Policia italiane dhe inspektorati i punës kanë...