Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Arrestohet një 24-vjeçar shqiptar në Itali, i përfshirë në trafikun e drogës
Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, si pjesë e një rrjeti shpërndarjeje të drogës dhe trafikut të saj. Aksioni është kryer në Vairano Patenora, në Via Panoramica, nga efektivët e Stacionit Vairano Scalo në Caserta të Napolit. Shqiptari nuk kishte një vendbanim fiks, por kishte hyrë ligjërisht në Itali si turist. Oficerët e kapën të riun në momentin që i shiti një dozë prej 0.44 gramësh kokainë një 47-vjeçari vendas, në këmbim të 40 eurove. Pas një kontrolli personal, 24-vjeçarit iu gjet në posedim edhe 4 doza të tjera kokaine (me një peshë totale prej 1.77 gramësh), 2 doza 0.81 gramëshe, 2 doza hashashi me peshë 10.53 gramë në total, si dhe shumën prej 635 eurosh në para të gatshme, e një telefon...